U lind në Rahovec në jugperëndim të Kosovë më 1972. Studimet universitare i kryen në Universitetin e Prishtinës, Studime Orientale. Gradohet Profesor i shkencave Orientale. Vazhdon studimet pas universitare ne Letërsi.
Aktivisht merret me kaligrafi duke zbuluar teknika dhe mediume te reja për këtë lloj specifik të artit vizual.
Shkruan vështrime estetike për artin pamor.
Është ekspert i letërsisë transcendentale dhe hulumtues i trashëgimisë shpirtërore botërore.
Në dhjetë vite të fundit ka funksionuar si Hulumtues i Pavarur Shkencor ne fushën e
Trashëgimisë shpirtërore Botërore dhe Estetikës Sakrale.
Autorë i shumë veprave shkencore letrare. I përzgjedhur në shumë shkrime akademike dhe kumtesa si dhe pjesëmarrës në shumë ekspozita , seminare konferenca , simpoziume brenda dha jashtë Kosovës.
Librat e autorit janë të përkthyera në shumë gjuhë të botës: Anglisht, Frëngjisht, Italisht, Spanjisht, Polonisht, Hebraisht, Suedisht, Rumanisht, Serbisht, Kroatisht, Boshnjakisht, Maqedonisht, Turqisht, Gjuhë Rome, Persisht, Mongolisht, Kinezisht, gjuhë Siciliane, Friziane, Malteze
Ambasador i Poetëve për Shqipëri nga Lëvizja Poetët botëror “Poetas del Mundo”, Santiago de Chile
Fahredin Shehu gjithashtu është Anëtar i Asociacionit Botëror të Poetëve, Greqi
Anëtar i PEN Qendra e Kosovës
Anëtar i Këshillit të Sporteve, Librit dhe Botimeve pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Shkencës.
Në Institutin Kërkimor Ndërkombëtar ka dhënë kontributin dhe përkrahjen e tij si ideologë për themelimin e Institutit si dhe pozita e tij e merituar si Kryetar është emëruar në miratim nga gjithë stafi të bashkëpunëtorëve.