“Mos i shih gunën po shihi punën”

Popullore
  • Anglisht
  • Shqip
“NGRITJA E KULTURËS URBANE PËRMES FRAZAVE NAIMIJANE”
“NGRITJA E KULTURËS URBANE PËRMES FRAZAVE NAIMIJANE” 21.09.2020 | 16:47

PROJEKTI KULTUROR

“NGRITJA E KULTURËS URBANE PËRMES FRAZAVE NAIMIJANE”

QËLLIMI PROJEKTIT

Projekti ka për qëllim ngritjen e kodit shoqëror dhe urban përmes mësimeve të Naim Frashërit, të cilat janë motivuese dhe koherente për çdo shoqëri e cila i ka vënë vetës qëllim ngritjen intelektuale dhe kulturore.

Kosova synon Bashkimin Evropian, prandaj ne si popull duhet të promovojmë vendin tonë, me vlera kombëtare, etike morale, duke u inkuadruar përkrah vendeve që janë referencë e parë kur flitet për kulturë dhe zhvillim.

-Produkti i parë i projektit është botimi i librit me më shumë se 300 fraza me motive kombëtare, edukative, morale, socio-filozofike, të cilat do të përzgjidhen nga e gjithë krijimtaria e Naim Frashërit si dhe do të përkthehen në gjuhën angleze, Gjermane, Frënge, Serbo Kroate dhe Turke.

-Produkti i dytë nga këto përzgjedhje të frazave naimjane është dizajnimi dhe shpërndarja e tyre në të gjitha rrjetet, forumet sociale, botërore pasi që këto fraza do të jenë në disa gjuhë të botës.

-Produkti i tretë është shtypja e këtyre frazave në pllaka të metalta, alumini dhe të plastikës, gjithashtu të dizajnuara dhe vendosja e tyre nëpër hyrje të institucioneve shtetërore, shkolla, ministri, ambulanca, parqe, si dhe brenda autobusëve urban të qytetit të Prishtinës, dhe trenit të vetëm të linjës Prishtinë-Pejë. (Në këto pllaka do të shtypet logoja e Komunës së Prishtinës dhe e IKNNF-së).

PËRKRATJA DHE REALIZIMI I PROJEKTIT

Projekti u përkrah nga Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës përmes “ Thirrjes Publike për mbështetjen financiare të projekteve të OJQ, individëve dhe bizneseve në fushën e kulturës dhe më gjerë.