Misioni &  Vizioni
Misioni & Vizioni 17.06.2014 | 13:17

Instituti Kërkimor Ndërkombëtar


“ NAIM FRASHËRI ”

Vizioni ynë

Një shoqëri civile me humanizëm dhe drejtësi, liri dhe respekt  për diversitetin,  si dhe barazi dhe unitet  për të mirën e përbashkët të  njerëzisë.

 

Si?

• Me zgjim të pasionit dhe dëshirës

• Me rritje të vetëdijesimit

• Me marrje të përgjegjësive

• Me angazhim dhe përkushtim

 

Misioni i IKN "Naim Frashëri"

Të ndërtoj ura lidhëse në mes të individit dhe shoqërisë, nëpërmjet zhvillimit të tij / saj në një qenie humane materiale dhe shpirtërore.

 

Objektivat:

1. Ngritja e kodit shoqëror përmes fuqizimit të vlerave tradicionale, ndërfetare, sociale, morale dhe kulturore.

 2. Zhvillimi i aktiviteteve në Republikën e Kosovës, pastaj në vendet fqinje, diasporën shqiptare dhe arenën ndërkombëtare.

3. Krijimi i teorive dhe doktrinave përmes hulumtimeve dhe studimeve -shkencore.

4. Inkuadrimi në shoqërinë evropiane, përmes resurseve humane intelektuale.

 5. Përkrahja e intelektualëve në fusha të ndryshme të cilët kanë shpresë, optimizëm  dhe aftësi udhëheqëse që sjellin ndryshime pozitive në shoqëri.