HISTORIKU
HISTORIKU 17.06.2014 | 13:16

Më 22 Shkurt 2014, në ambientet e restorant “Gizzi”në Prishtinë, me nismën e një grupi studiuesish, u mbajt mbledhja e parë për themelimin e institutit “Naim Frashëri”, me shpresën për një ndryshim të mbarë në shoqërinë tonë. Instituti u themelua nga njerëz të shkencës, që kanë vullnet dhe ekspertizë në lëmi të ndryshme shkencore, me synimin për të bërë një punë të rëndësishme në shoqërinë tonë, duke dhënë kontributin e tyre në fusha të ndryshme të shkencës e dijes.

 

 Mbledhja e parë ishte vetëm një takim shoqëror dhe informues mbi idenë e hapjes së këtij instituti, për t’u prezantuar me njëri-tjetrin dhe për të shprehur mendime duke bërë pyetje të cilat më pas na shtynë të bashkëbisedojmë,të japim mendime, të konsultohemi dhe në fund të marrim mendime konkrete rreth formimit të institutit.

 

 Si pikënisje të bashkëbisedimit për themelimin e institutit ishin disa pyetje të cilat më pas na bënë të kuptojmë më shpejt rreth formimit apo qëllimit të këtij misioni, si për shembull: çfarë dëshirojmë të arrijmë me këtë nismë, çfarë qëllimi dhe çfarë presim nga ky institut, çfarë na premton puna në Institut, etj. Pra, këto ishin disa nga synimet e mbledhjes së parë të cilat u realizuan me ndihmën e bashkëpunëtorëve tanë, njëkohësisht dhe themeluesve të këtij instituti.

 

Ndërkaq, mbledhja e dytë u mbajt më 29 Mars 2014 në Vilën Kevser, ku u përcaktuan obligimet dhe përgjegjësitë e secilit në këtë institut. Në këtë mbledhje u caktua themeluesi i institutit, emri i institutit, logo dhe faqja e internetit.

U formuan 7 departamente, u bë ndarja e tyre dhe u caktuan drejtorët dhe zëvendës-drejtorët e çdo departamenti.

 

Bashkëpunëtorët dhe themeluesit e këtij instituti janë: 

   
   Fahredin Shehu - Shkrimtar
 
   Besmir Yvejsi - Teolog
 
   Vehbi Goxhuli - Mr. ing.i shkencave teknike
 
   Fehmi Maliqi - Përkthyes
 
   Ikballe Berisha Huduti- Teologe, letrare
 
   Dashmir Maliqi - Student i sociologjisë
 
   Arbër Berisha - Historian, teolog
 
   Asllan Huduti - Teolog
 
   Arsim Shallci - Mësimdhënës i gjuhës angleze
 
   Bedri Bala - Mr. i historisë
 
   Jetmir Çela - Mr.sc. studime islame, gjuhë arabe
 
   Ermal Bega - Orientalist
 
   Iris Robaj - Farmaciste
 
   Zehra Huduti- Studente
 
   Emine Shabani Goxhuli - specialiste e mjekësisë shëndetësore
 
   Ardiana Ismaili - Letrare
 
   Vlora Shallci Pllana - Përkthyese
 
   Ibadete Bala - Menaxhere 
 
   Muhsin Huduti - Dizajner