DEPARTAMENTI PËR ZHVILLIM SOCIAL - DZHS
DEPARTAMENTI PËR ZHVILLIM SOCIAL - DZHS 24.06.2014 | 12:51
Misioni
Departamenti për Zhvillim Social ka për mision zhvillimin human në çdo sferë të dijes brenda shoqërisë demokratike, duke i dhënë rëndësi të veçantë kërkimeve dhe hulumtimeve në fushën e shkencave sociale.
Çdo gjeneratë dhe çdo epokë posedon njerëz të dijes që kanë dhunti, talente, ide dhe veprimtari shumë njerëzore dhe ambicioze për ndërtimin e një shoqërie ku çmohet njeriu dhe natyra e tij, virtyti dhe morali në përgjithësi.
 
Objektivat
Krijimi i një bërthame të shëndoshë hulumtimesh në fushat e dijeve sociale brenda dhe jashtë trojeve shqiptare pa marrë parasysh, kombësinë apo përkatësinë fetare.
DZHS në ujdi me misionin që ka, synon të bashkëpunojë me të gjitha institucionet, fakultetet, departamentet simotra që si objektiv të vetin kanë përmirësimin e gjendjes në shoqërinë tonë duke eliminuar pasojat e dëmshme që ka lënë tranzicioni në kulturën materiale e shpirtërore.