Misioni
Misioni i Departamentit të Shëndetit Publik përmes institutit NF është përmirësimi i gjendjes shëndetësore të popullatës në mënyrë që të identifikohen me kohë dhe të zgjidhen shkencërisht problemet shëndetësore. Nëpërmjet identifikimin të faktorëve të rrezikut për shëndetin, rritjen e shkallës së informimit, ofrimin e shërbimeve tek i gjithë komuniteti, pa dallim feje, gjinie, race etj. DSHP do të ndikojë në uljen e parandalimit të sëmundjeve përmes edukimit dhe promocionit.
Objektivat
1. Promovimi i vazhdueshëm i shëndetit publik.
2. Vetëdijesimi për dëmet nga alkooli, droga dhe duhani.
3. Rreziku nga paraqitja e sëmundjesHIV/AIDS dhe IST.
4. Trajtimi i problematikës së aksidenteve.
5. Ushqyeshmëria.
6. Gjetja e rrugëve të duhura dhe bashkëpunimi me institute, universitete dhe organizata që merren me studimin dhe avancimin e mjekësisë dhe farmaceutikës.