DEPARTAMENTI MULTIMEDIAS - DMM
DEPARTAMENTI MULTIMEDIAS - DMM 24.06.2014 | 11:20
Misioni
DMM ka për qëllim shfrytëzimin dhe përdorimin e medias për pasqyrimin e misionit, objektivave dhe punës së IKN ”Naim Frashëri”.Përmes këtij mekanizmi të fuqishëm që kemi në dispozicion do të bëjmë të mundur informimin,vetëdijesimin, edukimin si dhe integrimin e shoqërisë.
 
Vizioni
Vizioni i këtij departamenti është përdorimi pozitiv i rolit të mediave, në rrethin e informimit, vetëdijesimit, edukimit apo deri në masën më të lartë, atë të ndryshimit substancial të formës të të menduarit.

Objektivat
Objektivat tona do të jenë përkrahja dhe zhvillimi teknik i të gjitha aktiviteteve që i paraqet IKN “Naim Frashëri” me ideologët dhe bordin e tij intelektual me ekspertiza në fusha të ndryshme shkencore.