Dep. Për çështje të femrës
Dep. Për çështje të femrës 12.02.2015 | 13:51

 


ORGANIZATA EDUKATIVE KULTURORE 
                                                                  “N I S A“
 
             BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM. 
                   NË EMËR TË ALLAHUT MËSHIRUESIT MËSHIRËBËRËSIT 
 
“NISA ” është organizatë Kosovare e cila merret me arsimimin dhe edukimin e  femrës dhe familjes në përgjithësi. “ NISA”  është themeluar me 20 tetor të vitit 2000,   por puna jonë për çështjet e femrës dhe familjes  ka filluar që nga viti 1986 por jo si shoqatë e regjistruar. 
 
MISIONI:

Misioni ynë është  edukimi dhe arsimimi i  gjeneratave të reja në frymën Islame, si dhe mbrojtja, kujdesi dhe përkrahja  ndaj femrave e sidomos grave veja dhe fëmijëve jetim  duke i ndihmuar materialisht dhe moralisht.

OBJEKTIVI:

Qëllimi ynë kryesor  është që përmes aktiviteteve tona të i njoftojmë  femrat me fenë Islame dhe jetën në përgjithësi,  në mënyrë që në  zemrat e tyre  të sendërtojmë vlerat shpirtërore e pastaj të ngrisim familjet në nivelet më të larta të shoqërisë Kosovare.

 Organizata Edukative Kulturore ”N I S A ” posedon tetë sektor të punës, andaj puna jonë me juve ju ofron shërbim shumë korrekt sepse ne jemi dorë lidhëse në mes jush dhe popullit në të gjitha sferat e jetës.

Interesi ynë i përbashkët është të shërbejmë  në rrugën e  Zotit të Lartësuar duke i shkëmbyer ndihmat dhe shërbimet tona të përbashkëta në rrugën e humanizmit. Ne jemi të bindur se sukseset dhe frytet e mirësisë nuk do të mungojnë për qëllim mirët  në këtë botë dhe në botën tjetër. Këtë më së miri e garanton  Zoti në Kuranin Famëlartë.

 “Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.”  Surja En-Nahl ajeti 97

Email: ceo.nisa@gmail.com

https://www.facebook.com/oek.nisa?fref=ts