DEPARTAMENTI PËR ART, KULTURË DHE ARSIM - DAKA
DEPARTAMENTI PËR ART, KULTURË DHE ARSIM - DAKA 24.06.2014 | 11:53
Misioni
Departamenti për Art, Kulturë dhe Arsim (DAKA), brenda IKN “Naim Frashëri” do të kontribuojë në maksimum për sa më shumë aktivitete dhe organizime kulturore, duke u bazuar në vlerat fetare-morale dhe traditat kulturore shqiptare.
Gjithashtu, promovimi i kulturave të komuniteteve të ndryshme fetare, etnike etj., në përmasa lokale, rajonale, europiane dhe botërore do të zërë një vend të rëndësishëm në programin kulturor, arsimor dhe artistik të këtij instituti.
 
Objektivat
Departamenti për Art, Kulturë dhe Arsim (DAKA) pranë këtij instituti ndër objektivat kryesore të tij ka:
1. Zhvillimin e aktiviteteve kulturore brenda dhe jashtë Kosovës, si botimin dhe shtypjen e librave të cilat lidhen me objektivat e organizatës, organizimin e seminareve, trajnimeve, ekspozitave, panaireve të ndryshme etj.
2. Promovimin sa më të mirë të identitetit kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit
3. Angazhimin e të rinjve pranë institutit tonë për të ndarë me ne mendimet dhe idetë e tyre
4. Sygjerimi dhe përdorimi i botimeve të ndryshme autoriale dhe të përkthyera nga gjuhë të ndryshme, si dhe hapja e një revistë kulturore-shkencore do të jenë prioritet i departamentit për art, kulturë dhe arsim.