''
Nehxhul Belaga - Shtegu i Elokuencës Autor: Ali Ibn Ebi Talib 04.06.2015 | 12:17

Nahxhul Belaga

(Shtegu i Elokuencës)

 

Është e thjeshtë që stilolapsi i ndonjërit të fluturojë me krenari në mbretërinë e shenjtë të letërsisë, diturisë dhe urtësisë, në thellësi dhe me origjinalitet, duke fituar admirim dhe lavdi me shkrimin e dikujt.

 

Kush është Ali bin Ebi Talibi?

 

Ali Bin Ebi Talibi lindi në Mekë në vitin 599, dhe ndërroi jetë në Kufe në vitin 661.

 

Historia enkapsulon tregimin e historisë në të gjitha ngjarjet dhe zbulesat e saj madhështore; kjo është historia e kulturës me të gjithë përbërësit, elementet, pasojat e saj sublime; historia e vlerave dhe parimeve në shprehjet e tyre fisnike dhe në kuptimet e tyre më të ndershme; historia e afshit, vetë-mohimit, sakrificës dhe depërtimit në pamjet më të qarta dhe më autentike; historia e durimit, vuajtjes dhe hidhërimit që thyen zemra, sjell ëmbëlsi dhe shkakton pikëllim në shpirt; kjo është historia e dashurisë së pandërprerë, besnikërisë dhe pasionit të përjetshëm.

 

Ali Bin Ebi Talibi ishte ai që mbante dhe e zbatonte mirë përgjegjësinë për vazhdimësinë dhe mbrojtjen e Islamit pas Profetit të zgjedhur. Nuk ka dyshim se pasuria e bollshme e njohurive, qëndrimeve, pikëpamjeve, rregulloreve, veprave dhe e predikimeve të cilat ai la pas, është tejkaluar për ndikimin e mirë vetëm nga Kur'ani i Shenjtë dhe Sunneti i shenjtëruar i Profetit dhe familjes së tij Ehli Bejtit.

 

Këto predikime mishërojnë mrekullinë e ligjëratës, rrjedhshmërinë të jashtëzakonshme, pasuritë e gjuhës arabe dhe deklarata të mprehta rreth çështjeve të kësaj bote dhe asaj fetare, të cilat mungojnë në fjalimet, predikimet dhe librat e të tjerëve, duke ditur se Emir El-Mu'minin është krijuesi dhe burimi kryesor i elokuencës dhe nëpërmjet tij të gjithë kuptimet e fshehura u zbuluan, nga ai të gjitha strukturat dhe rregullat u themeluan; me folësit pasues duke përvetësuar mënyrat e tij, duke përmendur citate nga predikimet e tij.

 

Predikimet dhe fjalimet e Ali Bin Ebi Talibit kanë kontakt hyjnor dhe aromën e predikimeve të Profetit s.a.v.s.. Thellësia e predikimeve të tij është si një oqean tepër i thellë, dhe kuptimet janë aq të shumta, sa janë të pallogaritshme.

 

Përgjatë mijëvjeçarëve të fundit, Nehxhul Belaga ka marrë kujdesin dhe vëmendjen e shumë institucioneve arsimore dhe akademike, autorëve privatë, dhe tubimeve intelektuale duke e shpjeguar, korrigjuar, verifikuar, analizuar dhe duke bërë kërkime shkencore.

 

Manuskripti 

 

Një nga dorëshkrimet e referuara nga Sejjid Al-Tabataba’i është ky dorëshkrim, në duart tuaja, dhe tani gjendet në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, në dispozicion të lexuesve inteligjentë. Pavarësisht moshës së saj të madhe, ky dorëshkrim ka ruajtur të gjitha shtesat të cilat shkruesi i ka gjetur.

 Nahj Al-Balagha (Nahxhul Belaga) ishte një përpjekje e marrë nga Sherif Al-Radhi (359-406 Hixhri) në mbledhjen e asaj që ai ka zgjedhur nga disa prej predikimeve të Ali Bin Ebi Talibit.

Tre faqet e para kanë humbur dhe ato përmbajnë predikimin e Al-Sharif Al-Radhi-së i cili fillon me fjalinë: “Zëvendësimi: dhe kjo është merita e tij e jashtëzakonshme dhe karakteristika e tij gjeniale”. Faqja që përmban emrin e shkrimtarit mungon në fund të librit. Megjithatë, data e të shkruarit është ende aty dhe lexon: “Ajo është në Rexheb të vitit 400, madhësia e dorëshkrimit është 18 cm gjatësi, me 15 cm gjerësi, dhe trashësi prej 2 cm. Ky dorëshkrim ka më shumë se 350 faqe.

 

Në disa anë të faqes gjenden shkrime me ngjyrë të kuqe. Në fund të dorëshkrimit, ka një ngulitje të një vule e cila nuk është plotësisht e dukshme. Kjo është e gjitha që ne kemi arritur të lexojmë nga ky dorëshkrim i rrallë. Shkrimi i dorës deri në një masë të madhe është shumë i qartë, pavarësisht antikitetit të dorëshkrimit. Sa i përket shkrimit të faqeve dhe vijave të tyre, gjatësia e rreshtit është 10.5 cm ndërsa gjatësia e rreshtave në faqe është 14 cm, dhe gjithsej janë 19 rreshta në çdo faqe.

 

Dorëshkrimi u shqyrtua nga orientalisti italian, Karlo Alfonso Nallino (1872-1938) dhe profesori francez Louis Massignon (1883-1963) në fillim të shekullit të njëzetë, gjatë vizitës së tyre në Irak. Të dy ata e admiruan këtë dorëshkrim me shkrimet në anë të faqes së tij dhe me shtesat, duke vlerësuar vërtetësinë dhe moshën e dorëshkrimit. Profesor Massignon ofroi një çmim shumë të lartë, për blerjen e tij, e cila reflekton vlerën e rrallë të këtij dorëshkrimi në atë kohë.

 

Në mënyrë që t’i shërbejë Islamit, për të përhapur vlerat e tij të vërteta dhe parimet e larta, Fondacioni “Ahlul Bayt” në Londër, ka riprodhuar një kopje të saktë (faksimile) të këtij dorëshkrimi për t’i mundësuar institucioneve të specializuara, qendrave, studiuesve dhe të tjerëve për ta përdorur atë.

Ky dorëshkrim është pjesë e bibliotekës private të Ajatullah Sejjid Hibat el-Din el-Shahrestani (1883-1966), i cili është i famshëm për dorëshkrimet dhe librat e tij të rrallë të cilat pas vdekjes së tij, mbetet në pronësi të djalit të tij, avokatit të shquar Sejjid Xhevad Shahrestani. Revista “Al-Murshid Al-Baghdadi” iu referua këtij dorëshkrimi si dorëshkrimi më i vjetër i shkruar me dorë, i cili daton gati një mijë vjet më parë.

   

Falënderimi i takon Allahut, Ushqyesin dhe Mbështetësin e botëve, dhe paqja qoftë mbi Muhammedin s.a.v.s. dhe familjen e tij.

 

Jawad Al-Shahrestani