AKTIVITETET KULTURORE
AKTIVITETET KULTURORE 22.01.2017 | 00:00

Instituti “Naim Frashëri “ në Prishtinë ka pasuruar Bibliotekën e saj, me libra të cilat janë donacion nga OJQ  aktive në  Republikën e Shqipërisë. Librat e dhuruar për Bibliotekën tonë janë të fushave të ndryshme kulturore, filozofike, sociologjike, religjioze, psikologjike, letrare, orientale dhe shkencore.

Të nderuar lexues dhe studiues ! Të gjitha këto libra mund t’i keni  në përdorim  për përgatitjen e punimeve të diplomave si post gradimet universitare si dhe për lexim vullnetar. Këto libra do të mund të i gjeni tek Biblioteka jonë “Naim Frashëri” si libra të shtypur  si dhe  nëpër ueb faqet e OJQ që na kanë dhuruar.

Donacion u  dhurua nga:

Instituti Kërkimor Ndërkombëtar: “RUMI” - Tiranë

Fondacioni Kulturor “ Saadi Shirazi” - Tiranë

Fondacioni "Gnosa" - Tetovë