Instituti Kërkimor “Naim Frashëri” përkrahë aktiviteteve të ndryshme të nxënësve
Instituti Kërkimor “Naim Frashëri” përkrahë aktiviteteve të ndryshme të nxënësve 02.07.2019 | 01:25

Udhëheqësit e Institutit Kërkimor “Naim Frashëri” kanë përkrahur nxënësit e Shkollës Fillore “Naim Frashëri”,  në Prishtinë, në aktivitetin e tyre për ngjyrosjen e ambientit të brendshëm të shkollës, ngjyrosjen e korridorit hyrës kryesor si dhe pritet që të bëhet rregullimi i një këndi i cili do të përdoret për të ekspozuar artizanate të ndryshme të punuara nxënësit.

Nxënësit kanë shprehur interesim të madh për të rregulluar ambientin e shkollës dhe ndihma simbolike nga ana jonë ka qenë e mirëseardhur, dhe sado pak i ka inkrajuar që ta duan më shumë shkollën e tyre dhe të ndihen të lumtur në të.

Instituti jonë, do të vazhdojë të përkrahë edhe aktivitete tjera të rradhës, që janë në të mirë të nxënësve dhe në të mirë të shkollave në përgjithësi, si dhe është mëse e mirëseardhur edhe kontributi juaj. 

Fëmijët janë e ardhmja jonë. 

Kjo mbështetje është mirëpritur nga kolektivi i shkollës, ku me këtë rast Institutit Kërkimor “Naim Frashëri” i është ndarë një mirënjohje në shenjë falenderimi.