Kur e sheh se di ta bësh diçka, merru me diçka që ti ende nuk di ta bësh.

 R. Kipling

  • Anglisht
  • Shqip
Organizohet aktiviteti humanitar i emëruar “Dhurata e Ramazanit”
Organizohet aktiviteti humanitar i emëruar “Dhurata e Ramazanit” 02.07.2019 | 01:51

 

Në kuadër të Departamentit për Zhvillim Social, tash e tri vite radhazi organizohet aktiviteti humanitar i emëruar “Dhurata e Ramazanit”.

Këtë vit, Instituti "Naim Frashëri" së bashku me donatorin WF-AID (World Federation) nga Londra, aktivistë dhe vullnetarë kanë shpërndarë kupona me vlera te ndryshme 20, 30 dhe 50 euro, ne tri qytete të Kosovës (Prishtinë, Prizren, Gjakovë) bazuar ne shkallën e varfërisë. Njerëzit në nevojë kanë pasur mundësi të marrin vet gjëra të ndryshme që atyre ju nevojiteshin, duke përfshirë gjëra ushqimore dhe higjienike.

Ne Prizren janë ndarë 40 kupona, në  Prishtinë 30 kupona, ndërsa në Gjakovë 30 kupona për komunitetin shqiptar dhe 100 pako për 100 familje të komunitetit RAE.

Këtë aksion humanitar e kanë mbështetur dhe sponsorizuar kompania nga Gjakova “Landi Star” me 200 euro dhe Qumështorja “Bylmeti” nga Miradia e Epërme e cila ka dhuruar 100 pako me produkte te qumështit për rastet me kushte më të vështira ekonomike.

Në Institut është organizuar Iftar tre herë në javë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit për stafin dhe mysafirët e ftuar. Po ashtu, është organizuar iftar zyrtar në njërin nga restorantet e Prishtinës për themeluesit dhe bashkëpunëtorët e Institutit, ku me këtë rast është mbajtur mbledhja vjetore si dhe janë ndarë mirënjohje dhe dhurata secilit prej tyre. Iftarin e ka shoqëruar edhe një program artistik prej aktivistëve nga fusha e kulturës me muzikë dhe recitime të ndryshme.

Vlen të përmendet që Instituti Kërkimor Ndërkombëtar "Naim Frashëri" ka bërë foto pa zbuluar fytyrat e njerëzve që u është dhuruar ndihma dhe e ka emërtuar këtë aktivitet humanitar “Dhurata e Ramazanit” në vend të emërtimit ndihmë me qëllim që te ruajmë vlerat dinjitoze të të varfërve.