AKTIVITETET HUMANITARE
AKTIVITETET HUMANITARE 22.07.2014 | 06:39
 Instituti Kërkimor Ndërkombëtar “NAIM FRASHËRI“ krahas aktiviteteve tjera kulturore dhe edukative, një vend të veçantë i kushton edhe aktiviteteve humanitare. Me këto aktivitete IKN do të dalë në ndihmë dhe do të jetë urë lidhëse në mes dorës dhënëse dhe dorës së shtrirë. 
Instituti ka filluar të formojë fondin humanitar, nga bamirësitë e njerëzve që na njohin dhe i njohim, në mënyrë që të zbusim situatën së pari në rrethin e ngushtë e pastaj në rrethin më të gjerë të shoqërisë. 
 
Për moment deri në mars të vitit 2014 IKN “Naim Frashëri” ka të regjistruara më se 100 familje me gra veja që rrisin jetim, 100 familje skamnore si dhe më shumë se 100 familje të varfra që janë minoritete. Disa nga këta jetim të pasluftës tani më janë rritur, mirëpo kanë nevoja të mëdha për shkollim, bursa dhe ndihma sociale apo punësim. 
 
Sa i përket aktiviteteve humanitare më shumë do të merret departamenti për çështje dhe zhvillim social, ku përmes aktiviteteve të ndryshme do ti përkrahë gratë vetëushqyese, fëmijët jetim, të varfërit, bursa për student etj.
 
IKN apelon dhe kërkon bashkëpunim me të gjitha organizatat humanitare në botë si me me persoan privatë të cilët e dinë vlerën e bamirësisë për të ngritur një shoqëri të varfër në standardet normale jetësore. .