Instituti “Naim Frashëri “ në Prishtinë ka pasuruar Bibliotekën e saj, me libra të cilat janë donacion nga OJQ aktive në Republikën e Shqipërisë. Librat e dhuruar për Bibliotekën tonë janë të fushave të ndryshme kulturore, filozofike, sociologjike, religjioze, psikologjike, letrare, orientale dhe shkencore.
Të nderuar lexues dhe studiues ! Të gjitha këto libra mund t’i keni në përdorim për përgatitjen e punimeve të diplomave si post gradimet universitare si dhe për lexim vullnetar. Këto libra do të mund të i gjeni tek Biblioteka jon “ Naim Frashëri” si libra të shtypur si dhe nëpër ueb faqet e OJQ që na kanë dhuruar.
Donacion u dhurua nga:
Instituti Kërkimor Ndërkombëtar: “RUMI” - Tiranë
Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” - Tiranë
Fondacioni Kulturor "GNOSA" - Tetovë