AKTIVITET HUMANITARË: Dhurata e Ramazanit gëzon shumë familje kosovare
AKTIVITET HUMANITARË: Dhurata e Ramazanit gëzon shumë familje kosovare 23.10.2020 | 14:16
Organizata e quajtur “World Federation ” – “Federata Botërore” me seli në Londër është dorë e lirë për punë të mira si në Kosovë , rajon dhe shumë vende të botës.
WORLD FEDERATION është OJQ me status Special Konsultativ me Këshillin Ekonomik dhe Social ( ESCOSOC) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
WF-AID që nga viti 1976 janë përpjekur të jetojnë me moton ” Ne ekzistojmë që t’ju shërbejmë” Fillimisht përpjekjet e WF-AID u përqendruan në Lindje ku ishte më urgjente nevoja për të zbutur varfërinë e popullit.
WF-AID ka punuar për të ndërtuar komplekset e strehimit, shkollat, xhamitë, kishat, sallat dhe kampet mjeksore për të ofruar njerëzve një stabilitet në jetën e tyre. Gjatë viteve. WF-AID ka ndihmuar në edukimin e 25.000 fëmijëve në botë.
                                                        WF-AID & KOSOVA
Sa i përket aktiviteteve humane në Kosovë WF ka përzgjedhur Institutin Kërkimor Ndërkombëtarë ” Naim Frashëri” i cili posedon – Departamentin për Zhvillim Social ( DZHS). si partner të sinqertë dhe si urë lidhëse e shërbimit për t’ia zgjatur dorën e bamirësisë edhe popullit të KOSOVËS:  
Në kuadër të Projektit “ Dhurata e Ramazanit!  këtë javë janë ndihmuar qindra familje kosovare të komuniteteve të ndryshme nëpër  disa qytete si Prishtinë, Prizren , Gjakovë , Suharekë , Gjilan , Mitrovicë etj.
Ndihma që i jepet nevojtarëve, miqve dhe anëtarëve të Institut Naim Frashëri ka për qëllim ë ti ruaj vlerat dinitoze të të varfërve.  Ndihma është ofruar pemës kuponave  në vlera të ndryshme në bazë të numrit të anëtarëve të atyre familjeve 20/30/50 euro. Ndërsa komuniteti RAE ne Gjakovë janë ndihmuar me 300 pako ushqimore  me vlerë nga 20 Euro. 
Në vazhdimësi pritet te vazhdojmë bashkëpunimin edhe për aktivitetet e tjera