Më datë 21 nëntor 2014, ditë e premte,
stafi i Institutit Kërkimorë Ndërkombëtar “Naim Frashëri”
bënë një vizitë zyrtare në objektin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”
në Prishtinë. I nderuari Mr. Bedri Zyberajt me pozitë, drejtorë i Bibliotekës
Kombëtare, shprehu kënaqësinë e tij për këtë vizite duke treguar bujarin,
interesimin dhe falënderimet e tij për nderin që ia ka bërë Fondacioni “
Alulbayt (a.s.) “ nga Londra, lidhur me dhurimin e librit të shumë mirënjohur
“Nehxhul Belaga“ si libri më i përkthyer në shumë gjuhë të botës.” si
dhe u bisedua për bashkëpunimin e mundshëm me Bibliotekën Kombëtare dhe
institucionet me misione të ngjashme.
Stafi i IKN “ Naim Frashëri” kishte nderin të e përcjellë këtë amanet të çmuar me vlera të lashta kulturore së bashku me doracakun udhëzues të mënyrës se si janë shkruar këto dorëshkrime origjinale nga vet dora e Ali Ibn Ebu Talib, të tubuara nga Sejjid Sherif er-Radi rreth fundit të shekullit X.
Sa i përket përmbajtjes së librit “ Shtegu i Elokuentës” teologu i institutit tha se ky libër është një faksimilë ( riprodhim) njërit prej dorëshkrimeve më të vjetër dhe të rrallë në botë. “Nehxh el-Belaga” është përmbledhje e ligjëratave, letrave dhe fjalëve të urta të Imam Ali ibn Ebi Talibit a.s. (601-661). Ky dorëshkrim i faksimiluar daton rreth vitit 400 hixhrij ose 1010 miladij. Pas prezantimit dhe dhurim të këtij libri Bibliotekës Kombëtare “ Pjetër Bogdani” në bisedën e sipërme u dha një ide vepruese që në muajin Prill të vitit vijues në manifestimin kulturor “ Java e librit” është rast i mirë që ky donacion i dhuruar të prezantohet para audiencës që janë dashamirë të librit, dhe të bëhet një njoftim se për studiuesit inteligjent, këtë libër mund ta kenë në përdorim përmes Bibliotekës Kombëtare apo Institutit “ Naim Frashëri” në Prishtinë