AKTIVITET KULTURORE
AKTIVITET KULTURORE 20.02.2015 | 14:56

Instituti “Naim Frashëri “ në Prishtinë ka pasuruar Bibliotekën e saj, me libra të cilat janë donacion nga OJQ  aktive në  Republikën e Shqipërisë. Librat e dhuruar për Bibliotekën tonë janë të fushave të ndryshme kulturore, filozofike, sociologjike, religjioze, psikologjike, letrare, orientale dhe shkencore.

Të nderuar lexues dhe studiues ! Të gjitha këto libra mund t’i keni  në përdorim  për përgatitjen e punimeve të diplomave si post gradimet universitare si dhe për lexim vullnetar. Këto libra do të mund të i gjeni tek Biblioteka jon “ Naim Frashëri” si libra të shtypur  si dhe  nëpër ueb faqet e OJQ që na kanë dhuruar.

Donacion u  dhurua nga:

Instituti Kërkimor Ndërkombëtar: “RUMI” - Tiranë

Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” - Tiranë

Fondacioni Kulturor "GNOSA" - Tetovë 

 

02.07.2019 | 13:58
18.07.2014 | 00:42
17.05.2017 | 11:08