Kur e sheh se di ta bësh diçka, merru me diçka që ti ende nuk di ta bësh.

 R. Kipling

  • Anglisht
  • Shqip
Libri "Eja Shpejt "
Libri "Eja Shpejt " 12.05.2017 | 00:00
 Të nderuar lexues, sidomos ju dashamirës të poezisë!
 
Vepra ‘’EJA SHPEJT’’ është libri i parë i shkruar nga znj. Ikballe Berisha Huduti.

Ai është një libër poetik, me poezi të shkruara nga autorja ndër vite,

të cilën e botoi  më 2015.

Titulli i kësaj përmbledhje poetike të saj u titullua “Eja shpejt”, duke u marrë nga titulli

i një prej poezive të autores, titulli i plotë i së cilës është “Eja shpejt Imam Mehdi”.

Shumica e poezive nga 99 poezi të botuara në këtë përmbledhje poetike të saj, janë përgjithësisht të

natyrës fetare-shpirtërore. Por, gjithashtu, nuk mungojnë as poezitë me motive

atdhetare, si p.sh. poezia “O moj Serbi”, me motive shoqërore si p.sh. poezia “8 marsi”

dhe “Lakmia”, me motive melankolike si p.sh. poezia “Jetimi” etj..

Autorja në shumë prej poezive të saj shpreh dashurinë hyjnore, duke treguar anën e

besimit të saj dhe shumicës së bashkëkombësve të saj, Islamit.
 
Me këtë, ajo dëshiron që përmes poezisë të shprehë para lexuesit shqiptar se jeta në dunja është e varur

tërësisht nga Krijuesi ynë, Allahu i Madhëruar.
 
 
Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë ta kenë këtë libër mund ta porosisin përmes numrit te telefonit apo në email address që kushton 3Euro me poste ndersa kush vie për ta marrë në"INSTITUTIN KERKIMOR NAIM FRASHERI" do ta ketë FALAS 
 
Nr:044142038  
 
Email addressa :ikballebh@gmail.com